TIRANE

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Më i fundit ishte një deklaratë paksa ‘thumbuese’ për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

“Muzika moderne shqiptare është e mrekullueshme. Periodë. Mund të të them me zë të lartë që kemi nga materialet më të mira në Ballkan dhe artistë të talentuar pafund. Kudo që shkoj jashtë i tregoj të gjithëve sa muzikë të mirë kemi, ju tregoj pafund që janë hit këtu dhe gëzohem pafund.

Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryerjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb