“Ikona” Wayne Rooney vlerësoi në maksimum Cristiano Ronaldon për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në futboll.
“Ai ia ka kushtuar të gjithë jetën futbollit dhe e dashuron këtë sport. Ka një mentalitet që nuk e kam parë kurrë te asnjë futbollist. Dëshira e tij për të fituar çdo ndeshje, për të luajtur në çdo takim dhe për të shënuar është e jashtëzakonshme”, tha Rooney për “BBC Sport”.
Ai shtoi se Ronaldo beson me bindje se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.“Ai nuk tërhiqet kurrë dhe beson se është lojtari më i mirë në histori. Për shumë njerëz, ai vërtet është”, u shpreh Rooney.
Kujtojmë që Ronaldo luajti Botërorin e fundit, pasi Portugalia u eleminua nga Spanja.
