TIRANE- Roza Lati njihet si një nga vajzat më të buzëqeshura të ekranit, ndërsa së fundmi ndryshe nga shumë të tjera ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një eksperiencë të sajën, atë të operacionit në hundë.

Vajza e aktores Rita Lati ka postuar një video me doktorin para ndërhyrjes në hundë, duke thënë se është gati për operim. Por, pasi përfundon operacionin ajo shikon komente negative në postimin e saj.

“Hunden e bere per here te dyte sepse heren e pare nuk ta kane bere mire,mos thuaj e thyer ne pishine e gjera te tjera,sic po tregon sinqeritet qe po e ben eshte me e mira ta vesh ne dukje qe po e riben”.

Roza nuk është përmbajtur dot, por u thotë të gjithëve që të operojnë gjuhën, pasi e kanë shumë të gjatë.

“Sa me superlativa flisni për jetën time, më kënaqet fare. Turinjtë i theva në pishina kur kam qënë 20 vjeçe në Golem dhe kam shkuar direkte në spital tek doktori, sepse askush nuk mund të rri ashtu! Sot bëra ndërhyrjen estetike dhe kam rënë dakort me Kliniken …. për ta pranuar publikisht. Ju llaxoret shkoni operoni gjuhën, se e keni shumë të gjatë”, shkruan Rita.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb