Një i moshuara ka bërë një denoncim të fortë dhe deklaroi se ai është pushuar nga puna nga kryebashkiaku i Dibrës, Rrahim Spahiu pasi mungoi në punë sepse kishte bashkëshorten të sëmurë. Po ashtu ai tha se nuk u pranua në zyrë nga Spahiu sepse nuk e kishte votuar.

“Jam pa punë dhe protestoj për pronat dhe të drjetat. Baballarët tanë e kanë blerë me florid he vjen shteti të na i marrë. I bëj thirrje Dibrës, Bulqizës që të marrin masa e të mbldihen të protestojnë, veriu duhet të vijë në protestë.
Oligarkët kanë shitur vendin, këtu njerëzirt janë të papunë, paga 40,000 lekë, qiraja 60,000 lekë.
Kryetari i Bashkisë, Rrahim Spahiu më hoqi nga puna kur kisha bashkëshorten të sëmurë.
Unë kam lënë 50 mijë euro që të shpëtoja gruan, por ajoo vdiq. Kur u ktheva në punë më hoqi nga puna.
Vij nga një familje e të përndjekurve politikë. Qiranë e paguaj 55,000 lekë dhe jam me borxhe.
Më tha se i ke dhënë votën Ismail Ukës dhe mos eja më në bashki”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb