Tre të rinj, 20 vjeçarë akuzohen se kanë përdhunuar një grua 40 vjeçare të cilën e kishin njohur në lokal në Puglia të Italisë. Sipas policisë tre të rinjtë pasi e kanë detyruar në hipte në makinë kanë abuzuar dhe më pas e kanë dërguar në një zonë periferike, ku e kanë përdhunuar, rrahur me grushta dhe shkelma.

Tre të rinjtë janë arrestuar me akuzën e dhunës seksuale informon media italiane. Ngjarja është regjistruar më 27 janar. Vetë viktima ka bërë denoncimin më pas identifikim

Sipas dosjes hetimore, tre të rinjtë janë njohur me gruan në lokal. Më pas e kanë detyruar të hipë në makinë.

Dhuna seksuale më e madhe është kryer në makinë nga njëri prej të rinjve, thonë hetuesit. Më pas e kanë çuar në periferi dhe e kanë përdhunuar sërish dhe dhunuar me shkelma e grushta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb