Fundjava do vijojë me reshje të imta shiu në të gjithë vendin, ndërsa zonat malore parashikohen të kenë dëborë.

Në një lidhje me “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikani Hakil Osmani, nga “Meteoalb”, tha se priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Sipas tij, java në vazhdim do karakterizohet nga një mot i vrenjtur, me reshje shiu dhe temperaturat do vijojnë të ulen përsëri.

“Kemi një shtyrje të stinëve”, tha Osmani, duke sqaruar se këtë vit pranvera vjen e vonuar dhe temperaturat janë 6 apo 7 gradë më pak se vlerat normale të stinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb