SHKODER

Kamera e News24 ka shkuar në Shkodër, në shtëpinë e këngëtares së dashur të muzikës popullore Mukadez Çanga. Bashkë me bashkëshortin, Saba Baxha ajo erdhi në një intervistë ndryshe për dashurinë e tyre Prej më shumë se 50 vitesh. Për emisionin “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ata risollën momente që nga njohja e tyre deri në ditët e sotme që janë gjyshër.

Mukadez Çanga: Duke shkuar me kolegët në prova, isha 20 vjeç takoj një komshiun tim, bashkë me të ishte dhe Sabahu dhe pyet për mua, aty ka qenë shkëndija e parë e jona. Kam qenë me fat.
Sabah Baxha: Kush fejohej në atë kohë shumica e braktisnin artin, por unë isha adhurues i saj, e adhuroja si njeri por edhe si këngëtare. Unë dhe familja ime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: