Gazetari Sokol Balla mbrëmjen e sotme ka ardhur me një rrëfim ndryshe në emisionin ”FitStation” të Çenkuela Hasës për News24, lidhur me profesionin, pasionin për udhëtimet dhe familjen.

Në një nga pyetjet e drejtuara gazetarit ishte se cili ka qenë ose është politikani shqiptar më i sinqertë gjatë intervistave që Balla ka realizuar me ta ndër vite.

Balla ka theksuar se notat e sinqeritetit që ai vendos për politikanët shqiptarë të 30 viteve të fundit janë shumë më të ulëta se ato nga publiku që sheh nga ekrani.

” Nuk besoj se politikanët shqiptarë kur vjen puna te sinqeriteti marrin nota të larta, të jem i sinqertë. Dhe sigurisht janë nota që ja vë publiku, sepse janë pyetjet që ti bën dhe përgjigjet që ti merr. Unë preferoj që politikanin që kam përballë ta nxjerr para shikuesve ashtu si ai është, as më i mirë dhe as më i keq sepse nuk është detyra ime që një politikan ta nxjerr më të keq se është apo ta zbukuroj dhe ta nxjerr më të mirë se është. Unë preferoj që notat e sinqeritetit t’ja japin shikuesit dhe jo unë. Sigurisht nga ana tjetër unë jam qënie politike, çdo njeri është qënie politike ka mendimet e veta ka qëndrimet e veta dhe sigurisht unë kam notat e mia të sinqeritetit për politikanët shqiptarë. Nuk mund të përmend emra se për fat keq politikanët shqiptarë të 30 viteve vazhdojnë dhe jenë aktivë, por le të themi që notat e sinqeritetit që kam unë për ta janë shumë më të ulëta se notat që i jep publiku që na sheh nga ekrani” – u shpreh Sokol Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb