Rreth 200 qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhërit të policisë holandeze.

Ata kanë shkuar tek Parku Malieveld, ku është vendosur ekrani i madh për ta përcjellë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së.
Përndryshe, ata janë paralajmëruar nëse nuk largohen, do të përdoret forca kundër tyre.“Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”
Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nis nga ora 10:00./Kosovapress/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb