Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një tryezë ku në fokus është familja shqiptare dhe rreziqet me të cilat ajo ndeshet.

Meta, teksa foli për problematikat që ka sot vendi, u ndal te shpopullimi.

“Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional. Pa dashur që të përsëris disa nga vlerësimet që dha zonja Paskali, theksoj se familjet e qëndrueshme kanë jetëgjatësi më të lartë, e rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. fëmijët e këtyre familjeve kanë arritje akademike më të larta dhe më të përkushtuar në përmbushje të normave ligjore.

Sot fatkeqësisht disa fëmijëve i duhet të përballen me probleme, si ndarja, divorci, ndaj familja jonë është e tronditur jo vetëm për këto arsye, por dhe për shkak të polarizimit. Një nga këto është dhe largimi, emigracioni, që në rastin tonë vlen termi shpopullim, në raport edhe me fqinjët. Nuk dua t’i kthehem shifrave dramatike, se këto i ndjejnë të gjithë. Dihen arsyet, të cilat janë që nga korrupsioni, mungesa e qeverisë në çdo drejtim dhe arsimimi jo cilësor dhe mungesa e mbështetjeve të të rinjve, dhe klima e paqëndrueshme e biznesit. Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi.”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb