Kryetarja e Komitetit shqiptar të Helsinkit (KSHH), Erida Skendaj në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion”News24 foli për rrezikun e ‘pasaportave të arta’.

Skendaj u shpreh se skema e “Pasaportave të arta’ cenon sigurinë e shtetit, teksa renditi disa nga rreziqet kryesore, si korrupsioni, krimi i organizuar dhe financimi i organizatave terroriste.

“Arsyeja pse menduam të bënim një analizë është se, bashkë me një grup organizatash po shohim ecurinë e procesit të integrimit dhe përmbushjen e rekomandimeve të KE. Një nga këto është për ‘Pasaportat e arta’, që të shfuqizohet, jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për rrezikun e sigurisë, por edhe se përmbajnë premisa të larta për evazion fiskal, përhapjes së terrorizimit dhe kjo shkon kundër vlerave të BE.

BE thotë se vlerat evropiane nuk janë në shitje, pasi pasaportat e arta presupzojnë dhënien e shtetësisë ndaj disa shtetësve që nuk i nënshtrohen filtrave të kontrollit, për pasuritë që ata kanë, nëse janë të pastra apo jo. Nëse këta shtetas të pakontrolluar fitojnë shtetësi evropiane, krijohet lehtësi në drejtim të lëvizjes së lirë dhe se fitojnë të drejta, si ajo e votës, e shumë të tjera.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave evropiane dhe instruksione nga BE, komiteti shqiptar i Helsinkit mbështet çdo  lloj qëndrimi që kushtëzon jo vetëm procesin e integrimit, por edhe për standardet e saj. Shqipëria nuk e ka shfuqizuar skemën e pasaportave të arta, por e ka pezulluar. Kjo është penalizuese.

Risqet janë; korrupsioni, krimi i organizuar etj. Shqipëria është futur në listën e vendeve me juridiksion të shtuar për shkak të rrezikut, jetësimi i një skeme të tillë në kushtet tona, që jemi edhe në mbikëqyrje të shtuar për pastrim të parave antifikon rreziqet dhe e bën situatën më emergjente. Vendimi i gjykatës evropiane për Maltën, ka qenë KE që e ka çuar çështjen në gjykatë, pasi filloi të mos jepte me pasaporta shtetasve rusë dhe ukrainas. Duke parë këtë që  nuk po reflektonte pozitivash e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare. Qëndrimi i gjykatës është që; vendet anëtare duhet të kenë konsideratë që duhet të ketë një lidhje të mirëfilltë mes individit dhe shtetit, si njohja e gjuhës, kulturës etj.

Në rastin e Shqipërisë kontrolli bëhet i vështirë, pasi legjislacioni nuk është shumë i qartë për të vlerësuar nëse një person do të përbëjë rrezik për shtetin apo jo. Ne kemi ligjin e dekrimanilizimin, imagjinoni sa e vështirë është procesi i kontrollit nga një shteti me regjim totalitar. Në këtë kontekst, verifikimi i integritetit të këtyre personave është i vështirë. Në lidhje me vizat e arta, edhe pse nuk rekomandohet shfuqizimi kërkohen kontrolle strikte të investitorit dhe të familjarëve të tij.

Rekomandimi ynë është që Shqipëria të tërhiqet nga skema e pasaportave të arta. Ti kushtojnë rëndësi pasaportave të tjera që jepen për kontributet në fushën e artit, kulturës dhe shkencës. Pavarësisht se ka një pezull të procesit, kërkojmë që institucionet përkatëse të jenë transparente për rastet e dhënies së shtetësisë. Duhet bërë një vlerësim nga institucionet nëse rast të pasaportave të arta janë dhënë nga legjislacioni vjetër. Kemi rastin e dy shtetasve indianë në vitin 2018, iu dha shtetësia, pa kontroll të mirëfilltë. Dhe ne duhet të bëjmë një reflektim për të proces dhe çfarë po ndodhe në dy vite e gjysmë për dhënien e shtetësisë”, u shpreh Skendaj.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb