Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka inspektuar sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio.

Sipas ministres Xhaçka, ky projekt synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Mesazhi i Xhaçkës:

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.
Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.
Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.
#KrahPërKrah????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb