IRAN

Irani nuk do t’i dorëzojë ‘kutinë e zezë’ të avionit Boeing 737 që u rrëzua në Teheran, SHBA-së. Pas konflikteve tashmë të ndezura Iran- SHBA, kutia e zezë nuk do t’i dorëzohet as firmës së prodhimi të avionëve Boeing por as edhe SHBA-së.

Por Ukraina nga ana tjetër, një shtet përpkrahës i SHBA ka dyshime në lidhje me shkaqet e aksidentit që shkaktoi 176 viktima. Një grup eksertësh kanë shkuar në Teheran për të zbuluar të vërtetën kurse të gjitha fluturimet Ukrainë- Iran janë pezulluar deri në përfundim të këtyre hetimeve.

Irani duket se mërinë ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneralit iranian të premten e kaluar në Baghdad e përdor edhe për këtë rast, ku firma e aeroplanëve Beoing 737 korrespondon të jetë amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb