TIRANE– Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë reaguan sot duke sqaruar se dy pilotët që humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit, ishin të trajnuar dhe certifikuar.

Në deklaratë thuhet se “për shkak të nevojës për zëvendësimin e helikopterit të rrëzuar në Fancë me helikopter të tipit EC 145, varianti SAR, doli nevoja e amendimit të kontratës së helikopterëve COUGAR. Amendim i cili nuk ndryshoi asnjë kusht nga kontrata e mëparshme lidhur me trajnimet”.

“Trajnimi i pilotëve dhe stafit teknik vazhdoi të ishte pjesë e këaj kontrate. Ndaj dhe trajnimi i dy pilotëve ishte në përputhje me kontratën, kërkesat dhe nevojat. Trajnimi i tyre i plotë dhe certifikimi është realizuar në Gjermani dhe në Shqipëri nga instruktorët e kompanisë AIRBUS, të cilët nga ana e tyre kanë trajnuar 5 pilotë dhe 1 instruktor sipas standarteve të programit ICOO (rregulla ndërkombëtare të aviacionit civil) dhe atij ushtarak”, nënvizohet në reagimin zyrtar.

Forca Ajrore sqaron se disponon dokumentacionin e plotë që vërteton ç’ka në përgjegjësinë e saj më sipër deklaron. Ky dokumentacion i është vënë i plotë në dispozicion Prokurorisë. ” Ndaj ne hedhim poshtë kategorikisht spekulimet në disa media në lidhje me këtë çështje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: