Pamjet e tmerrshme nga incidenti që ndodhi pas rrëzimit të një helikopteri në SHBA, tregojnë momentin kur një e mbijetuar del nga rrënojat mes flakëve.

Ngjarja ndodhi në Kanionin e Madh në Arizona, dhe Becky Dobson, Stuart Hill dhe Jason Hill humbën jetën. Ndërkohë në gjendje kritike mbeten gjëndja e Ellie Miluard, Jonathan Udall dhe Jennifer Barham.

Helikopteri ndodhej në lartësinë 200 metra kur u përplas me shkëmbin dhe shpërtheu në flakë. Tre çiftet po festonin ditëlinën e 30-të të Stuart si dhe muajin e mjaltit të Ellie e Jonathan, kur ndodhi fatkeqësia.

Po ashtu edhe piloti Scott Booth, që u dërgua menjëherë në spital është në gejndje kritike për jetën. Dëshmitarët e traumatizuar përshkruajnë momentin kur gruaja del nga flakët duke bërtitur “Jason”.

It is unclear whether the survivor pictured fleeing the wreckage in the Grand Canyon is Ms Barham or Ms Milward

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb