Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar siëprfaqësisht rrëzimin e qeverisë Hoti dhe kërkesat e vazhdueshme nga Kosova për miratumin e një rezolute nga Kuvendi për të njohur e dënuar gjenocidin serb.

Rama thotë se qeveria Hoti ka firmosur në emër të Kosovës, por s’ka më zi se sa kur përfaqësimi ndërkombëtar kthehet në politikë të brendshme. Madje kryeministri shton se në këtë pikë vendi bëhet qesharak.

Sa i përket gjenocidit ai është shprehur se parlamenti shqiptar e ka dënuar më shumë se në një rast atë, duke miratuar edhe rreth 15 rezoluta teksa thumbon Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, duke thënë se lufta për liri për Kosovën në Kosovë e Shqipëri nuk nis nga Presidentja në detyrë apo kryeministri në pritje.

”Nuk e kuptova legjitimitetin e qeverisë, qartë. Nuk e kuptoj dhe nuk e shikoj kështu këtë, por s’dua të hyj në këtë aspekt. Ajo k firmosur në emër të Kosovës, s’ka më zi se një vend se sa përfaqësimi ndërkombëtar të kthehet në politikë të brendshme, vendi bënhet qesharak.

Sa i përket gjenocidit, PS dhe Kuvendi po PS ka kaluar 15 rezoluta dhe historia e luftës për liri të Kosovës në Kosovë e Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin, as Kurtin kryeministër në pritje, as me mua e askënd tjetër.

Më rezulton që parlamenti shqiptar më shumë se një rast ka dënuar gjenocidin, pastrimin etnik. Një tjetër moment për të kuptuar se ky është përdorim i politikës së brendshme si mjell për të jashtmen.

I ka kushtuar shumë Kosovës ky mutacion dramatik i politikës së jashtme politikë të brendshme e anasjelltas.”- tha Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb