KOLUMBI- Të paktën pesë njerëz mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën natën e kaluar, kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje në kryeqytetin kolumbian Bogota, menjëherë pas ngritjes nga një aeroport aty pranë.

Siç njoftojnë autoritetet kolumbiane të aviacionit civil, avioni u nis nga aeroporti “El Dorado” dhe tre minuta më pas u rrëzua në lagjen “Engativa”.

Shefi i policisë në Bogota, majori Gumberto Gatibonsa Carreno ka informuar se nga rrëzimi ka humbur jetën piloti dhe tre pasagjerë në bord, dhe një banor vendas.

Sipas Carrenos, shtatë të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, ishin në një lokal ku ranë disa pjesë të avionit duke shkaktuar zjarr. Ky është aksidenti i tretë i ngjashëm në Bogota në tre muajt e fundit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: