Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se një dron izraelit është rrëzuar në territorin e Libanit.

Në një njoftim me shkrim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se “pak më parë një dron i ushtrisë izraelite u rrëzua brenda territorit libanez”.

“Droni u rrëzua gjatë një aktiviteti operativ në kufirin me Libanin”, tha Adraee.

Nga ana tjetër, shtypi ushtarak i Hezbollahut njoftoi se ka rrëzuar dronin, duke theksuar se ai “depërtoi në hapësirën ajrore libaneze në qytetin Blida, në jug të Libanit”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb