GJIROKASTRA

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se shtylla është rrëzuar tek nënstacioni i vjetër elektrik i qytetit jugor.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për shkak se prej telave të këptur ka marrë zjarr bari përreth shtyllës. Por ndërkohë disa pallate në Gjirokastër kanë mbetur pa energji elektrike derisa shtylla të rivendoset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb