Të premten e kaluar në Walenstadt është rrahur dhe keqtrajtuar një dymbëdhjetë vjeçar shqiptar nga një grup nxënësish. Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të pushimit, ndërsa nxënësi i klasës së pestë ka pasur lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në spitalin Chur.

“Është e pakuptueshme ajo çfarë ka ndodhur me djalin tim. Asnjëri nga nxënësit që e kanë rrahur nuk është dënuar dhe vazhdojnë të shkojnë rregullisht në shkollë,” thotë babai i nxënësit shqiptar, njofton suedostschweiz.ch. “Asnjëri nuk na është paraqitur të na kërkojë falje.”

Policia e Kantonit të St. Gallen e ka konfirmuar rastin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa babai tregon se djali është rrahur pa arsye. “Veç tjerash ata i kanë futur borë në gojë,” raporton Bota sot.

(m.k/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: