Në fshatin Xarrë të Konispolit Andant Jaupin banorët që e njihnin hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashtë tyre pohojnë se 51-vjeçari kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajit e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Andant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi u gjet i copëtuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetjake si veshmbathje dhe batanije çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki. Trupi i 51-vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se materiali kockor i përkiste 51-vjeçarit Adnant Jaupi, nga Elbasani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb