TIRANË

Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.

“Të gjitha janë ngritur çmimet e shportës. është ngritur mielli dhe I kanë rritur të gjitha këto tani, kur ulen çmimet si puna karburantit kur ngrihet ato thonë brusa e ngriti kaq. Ne që jemi pensionit të paktën të rriten pensionet ai thotë do ti rris por kur dhe sa sepse me 2% unë qe e kam 144 mijë lek 1 kg kastraveci marr me 2%.”, tha një qytetar.  “Ndjehet tek të gjitha vaji, orizi, sheqeri, tëgjitha ushqimet. Pensionet janë po ato.”, pohoi një tjetër qytetar.

Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve.

“Me domate me spinaq, 2500 lek 1 kg spinaq. Të gjitha zarzavatet.”, tha nje tjetër. 

“Çfarë janë ushqimore janë ngritur. Nuk e di arsye pse. Këtu ka qeveri dhe ministri dhe nuk e dimë se kush i komandon këto.”, theksoi një tjetër.

Disa ditë më parë edhe çmimi i bukës pësoi rritje në shumicën e njësive të tregtisë. Në furrat e bukës një buke kushtonte 10 deri në 20 lekë më shumë. Shkak për këtë rritje mësohet se është bërë rritja e çmimit të miellit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb