Fundjava që sapo lamë pas ka shënuar një rritje të frikshme të rasteve të prekurve me Covid-19 në qytetin e Kuçovës.

Edhe ditën e djeshme në këtë qytet u regjistruan 48 raste të reja ndërsa sot numri i rasteve të reja ditore në Kuçovë ka shkuar në 57, ndërkohë që numri i rasteve ditore në rang qarku në 24-orët e fundit ka qënë 70 raste: 9 raste të reja në Berat, 4 raste në Urë-Vajgurore, 1 rast në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Mes të prekurve me Coronavirus regjistrohen: mësues, nxënës, edukatore, infermierë, punonjës institucionesh vendore dhe të infektuar në biznese private. 4 mësues dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lumas në rrethin e Kuçovës, 2 mësuese dhe 3 nxënës në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, 1 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 2 mësuese në shkollën “Zihni Toska” në Berat, 2 edukatore në fshatin “Tapi” në Kuçovë, 2 infermiere në fshtrat Kutalli e Cukalat në Urë-Vajgurore, 2 punonjës në OSHEE-së në Kuçovë, 2 punonjëse fasonerie në Kuçovë dhe 3 punonjës fastfoodesh rezultojnë mes rasteve pozitive të reghistruara në 24-orët e fundit në qarkun e Beratit.

Rastet e të prekurve me Covid-19 rezultojnë të të gjitha moshave, duke filluar nga 19-68 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 1017.

Peqin/ Informacion paraprak

Në askin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip ” Benz”, me drejtuese shtetasen K.R., 35 vjeçe, është përplasur me mjetin tim “Honda”, me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb