KOSOVA

Veriu i Kosovës ka pësuar një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19. 53 persona rezultuan pozitiv në komunat e Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq në vetëm 61 testime. Ndërkohë priten edhe rezultatet për 63 të tjerë.

Një karantinë e pjesshme është vendosur për këto 4 komuna, ku nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orët e para të mëngjesit. Po ashtu shqetësuese ishte situata edhe në Prishtinë ku shifër rekord prej 102 të infektuarisht u shënua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb