Autoritetet shëndetësore në Sidnei kanë vendosur të shtyjnë për të paktën një muaj masat e vendosura për frenimin e pandemisë COVID-19.

BBC shkruan se qyteti më i madh i Australisë, është nën karantinë që nga fundi i muajit qershor, kohë kur shpërtheu dhe variant Delta.

Në Neë South Wales, vetëm këtë të mërkurë janë raportuar 177 raste të reja. Duke iu referuar situatës, kryeministrja Gladys Berejiklian tha se nuk ishte e mundur që qyteti të dilte nga bllokimi. Ajo njoftoi kufizime të mëtejshme të lëvizjes.

Me rastet e reja tanimë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin brenda një diametri prej 10 km vetëm për të blerë gjëra thelbësore e punë që s’mund të shmangen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb