Emergjencat Civile në Fier kanë dhënë detaje nga situata në terren, sa i takon problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut që kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë.

Mësohet se aktualisht situata në këtë qark është e qetë. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë natës ka pasur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol, por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.

“Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike.
Gjatë natës ka pataur ka patur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.
Më konkretisht situata rezulton si vijon:
1️⃣- Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.
2️⃣- Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë
të kalueshme normalisht.
3️⃣- Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.
4️⃣- Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin mbetet në kuota normale.
Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit aktualisht është 5m por me tendencë në rënie.
5️⃣-Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.
6️⃣- Nuk kemi raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit.”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb