TIRANË- Vendimi i qeverisë për rritjen e akcizës së birrës vendase dhe ulje e akcizës për birrën e huaj, ka sjellë reagime të forta si të deputetëveashtu edhe të bizneseve. Edhe Shoqata e Prodhimit të Birrës ka reaguar duke kundërshtuar këtë vendim që dëmton bizneset e prodhimit të birrës. Kreu i kësaj shoqatë, Stefan Pinguli solli në rubrikën “Opinion” në News24 edhe arsyet se pse ky vendim mund të dëmtojë bizneset. Pinguli tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka mbi 50% import të birrës, çka dëmton prodhimin vendas. Ai tha se duhen politika përkrahëse për të krijuar një situatë pozitive.

“Ne gjithmonë kemi qenë të pakënaqur, por shteti ka vënë veton dhe ka vazhduar. Por tani në një moment të caktuar, kur sapo kaluam disa reforma, rritja e akcizës, duke futur edhe TVSH-në, papritur që të adaptohemi me këtë rritje dhe niveli i kujdesshëm për ta mbledhur këtë taksë. Sapo fillojmë të adaptohemi me këto çmime, na vjen një propozim i ri për rritjen kur tregu është i çuditur nga marrëdhëniet tepër të veçanta që ka tregu i birrës në Shqipëri. I vetmi vend në Europë që kemi mbi 50% të importit të birrës në Evropë. Që nga Mali i Zi e deri tek Maqedonia që nuk krahasohen me madhësinë e vendit tonë, ka një çudi të madhe sepse në këto vende ka një kujdes të madh për këtë element. D.m.th kanë ardhur ekonomitë e huaja dhe kanë blerë ekonomitë e vendit”, tha ai.

Lidhur me arsyetimin e qeverisë për këtë vendim, Pinguli tha se ka nivele njerëzish shumë të pakualifikuar në këtë fushë. Sipas tij, biznesi i birrave në vend është nga më të kontrolluarit dhe është 100% i deklaruar. “Reforma e qeverisë në lidhje me problemet e deklarimeve ka qenë pozitive, sepse ne të mëdhenjtë jemi të interesuar. Por që të mendosh që ne kemi mosdeklarime në këtë moment, do të thotë që këta njerëz nuk e njohin akoma atë çka po ndodh. Këta njerëz t’i thërrasin etikës së tyre profesionale. Përveç deklarimit, që është me ligj, të gjithë kontrollet e tjera janë të pavlefshme. Kemi kontrollin e punës, e kemi pranuar për hir të të mirës së përgjithshme, pavarësisht se është rëndesë. Çdo prodhim i yni ka një pullë, që ka vlera juridike. Kemi DSHA-në, deklarimin automatikisht të çdo produkti që del nga ne dhe që shteti mbledh akcizën në mënyrë automatike. Çdo muaj prodhimi ynë deklarohet në libra, gjithë teknologjia. Përveç kontrollit që u bëhet distributorëve tanë. Jemi të kontrolluar në mënyrë shumë të fortë. Me ndershmëri absolute iu them që biznesi i birrave është 100% i deklaruar”, theksoi Pinguli.

Sakaq, Pinguli pohoi ndër të tjera se kur ka efekte në buxhet nuk duhet të pranohen këto kushte të vendosura nga qeveria.

“Pushteti nga ana tjetër duhet të respektojë marrëdhëniet me ne. Është detyrim juridik. Ne në shumë raste nuk pyetemi, dhe shahemi. Ne i vet keqësojmë marrëdhëniet me opinionin ndërkombëtar. Doja të sqaroja dhe diçka ekonomike; në çdo lloj veprimi ekonomik ka efekte të caktuara. Pse duhet të ecim me ritmet e OBK-së? Përse imponohemi? Kur nuk kemi efekte në buxhet, pse duhet të pranojmë këtë gjë? Ne jemi ekonomi të dobëta.”, tha ai.

Më tej kreu i Shoqatës së Prodhimit të Birrës theksoi se: Ne duhet të jemi të barabartë, me të drejtë, në lidhje me vendimmarrjen. Ne ndodhemi sot para disa gjërave që të down-çmimeve që vinë nga botë. Duhet të shohim barazim.”.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb