Qytetarët janë bërë bashkë para Kryeministrisë siç edhe e kishin paralajmëruar, për të protestuar. Protesta është zhvilluar për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale.

Një protestues ka kërkuar nga kryeministri që të deklarojë minimumin jetik në vend, duke u shprehur se kontratat me oligarkët janë abuzimet më të mëdha.

“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. Ai duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Rama, theksoi se populli është i varfër dhe se nuk mund të përballojë këtë rritje çmimesh, pasi nuk prodhohet asgjë në këtë vend.

Më tej theksoi se Shqipëria nuk është vend i varfër, por është një vend i vjedhur.

“Pyetja është përse jemi kaq të varfër dhe përse nuk përballojmë dot një rritje çmimesh?”, u shpreh ajo.

“Kanë ikur të gjithë atë të rinj dhe të reja nga kriza dhe korrupsioni. Kryeministër dëgjoje fjalën tone dhe vëri gishtin kokës. Ju shqiptarë mos ikni nga politika, mos i braktisni njerëzit, aktivistët. Mbështetni njerëzit që e mbajnë fjalën. I bëj thirrje nënave, grave dhe motrave të jenë pjesë e politikës për të transformuar Shqipërinë”

“Na ke shkelur me të dyja këmbët. Sot ne jemi më të varfër se kurrë. Ti nuk po na jep të drejtën tonë për të jetuar kryeministër. Ne po shohim vetëm varfëri ndërsa deputetët me vila dhe makina luksoze. Ne kemi dalë këtu për të kërkuar të drejtat tona si pensionistë. Ne nuk e meritojmë këtë. Nuk kemi të marrim kafshatën e gojës kur ti shkon pi kafe 100 mijë lekë. I ke parë sa janë pensionet në Europë? Ngrihet energjia> Pse? Ne jemi vend i dytë në Europë për prodhim”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb