Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se referuar statistikave të INSTAT, shqiptarët janë në kufijtë e varfërisë, me mbi 600 mijë qytetarë që janë tashmë në varfëri.

Në një postim në Facebook, Tabaku tha se nën qeverisjen e socialistëve, të varfrit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, ndërsa shtoi se është vetëm një pakicë ajo që komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.

Tabaku theksoi se për ndryshimin e një sistemi të tillë, duhet treg i lirë, luftë kundër korrupsionit, taksa të ulëta dhe mobilitet social.

Postimi i plotë:

Si e kanë përballuar shqiptarët rritjen e çmimeve me 7.4%?
Sipas INSTAT 45% e shqiptarëve janë zgrip të varfërisë, mbi 600 mijë janë në varfëri.
Sa e keni ndjerë ju rritjen e çmimeve?
Nën qeverisjen socialiste; të varfërit vazhdojnë të varfërohen, shtresa e mesme po zhduket, vetëm një pakicë komandon ekonominë, shtetin dhe praktikisht Shqipërinë.
Një sistem i manipuluar në zanafillë që punon për pakicën nuk mund të prodhojë rritje ekonomike dhe as ulje të pabarazisë. Ky sistem vetëm sa siguron varfërimin e mëtejshëm të të varfërve dhe pasurimin e mëtejshëm të një klike.
Për të ndryshuar sistemin na duhet të kemi treg të lirë, luftë korrupsionit, taksa të ulëta dhe mobilitet social. Pakoja e qeverisë është shumë vinë dhe shumë pak, një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e një qeverie socialiste që ka prodhuar inflacionin, varfërinë dhe pabarazinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: