Rritja e çmimit të naftës me sa duket do të sjellë sërish protesta. Shoqëria civile dhe organizatorët e protestës së parë kanë paralajmëruar një tjetër protestë në shesh, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj njofton se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

Për disa ditë rresht qytetarët dolën në protesta kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë kërkuar që të hiqet taksa e naftës, por kjo është refuzuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar i vendosur se nuk do të hiqet taksa për aq kohë sa ai është në pushtet. Ndërkohë protesta solli dhe ngritjen e një bordi të administrimit që vendos çmimet në varësi të lëvizjeve në bursë.

POSTIMI I LAPAJT
SËRISH NË SHESH!
TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH
Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb