Teksa Kosova po përballet me një numër të lartë të rasteve me COVID-19, një tjetër spital mund të vihet në dispozicion për të prekurit me këtë virus.

Autoritetet përgjegjëse po shqyrtojnë mundësinë e krijimit edhe të një spitali tjetër COVID në vend. Paraprakisht, si masë e riorganizimit, Ambulanca Specialistike në QKUK pritet që shumë shpejt të kthehet në një ambulancë COVID-19, ku do kenë mundësi të trajtohen të gjithë pacientët që kanë simptoma të këtij virusi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë tha se tashmë kjo ambulancë është e gatshme për të ofruar shërbime.

“Në kuadër të riorganizimit të hapësirave, ne përveç shtretërve kemi menduar ta riorganizojmë edhe më mirë shërbimin e pranimit të ashtuquajtura ambulancat COVID, të cilat do të vendosen tek ambulanca specialistike. Orari është bërë dhe janë përcaktuar ekipet që do punojnë aty. Tash pacientët kur të arrijnë në QKUK do e kenë një adresë të vetme ku do të drejtohen dhe jo të shëtisin nëpër klinika, dhe aty stafi mjekësor në bazë të kritereve të vlerësimeve për pacientët që do kenë nevojë për t’u shtrirë në spital do kenë mundësi për t’u shtrirë… Shumë shpejt brenda këtyre ditëve ne do ta funksionalizojmë këtë shërbim të ri si organizim”, tha Krasniqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: