Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se rritja e rasteve me COVID-19 në Shqipëri tregon se vaksinimi nuk pret.

Ajo ripërsërit thirrjen që në këtë muaj të hapur të gjithë të shkojnë të vaksinohen sa më parë në pikën më të afërt.

Manastirliu gjithashtu tregon se janë kryer 1 milion e 229 mijë e 405 vaksinime prej fillimit teksa vetëm gushti do të jetë muaj i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

Ditën e sotme Shqipëria shënoi 99 raste të reja brenda 24 orëve, shifër të cilën nuk e regjistronte  prej kohësh. Varianti Delta tashmë është prezent në vend dhe duket se po ndikon drejtpërdrejt në këtë rritje të infektimeve.

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Rritja e rasteve të të prekurve nga #COVID19 është tregues se vaksinimi nuk pret.

?Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.

#VaksinatShpëtojnëJetë

*** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb