SPANJE

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shtuar nevojën e spitaleve të reja. Ditën e sotme në Madrid është inauguruar një spital i ri covid , i cili ka kushtuar plot 100 milionë euro.

Por që në ditën e parë të hapjes sindikatat e mjekëve dhe infermierëve denoncojnë mungesën e personelit në këtë spital.

Presidentja e rajonit, Isabel Díaz Ayuso u prit nga një turmë demonstruesish që mbanin në duar pankarta me shkrimet “Mjaft” dhe “spitalet e politikanëve”.

Objekti, i ndërtuar në tre muaj pranë aeroportit të Madridit, kushtoi dy herë më shumë sesa u njoftua. Spitali mori emrin e ‘Isabel Zendaia’ një infermiere e shekullit të 18-të që nisi fushatat pro-vaksinave.

Spitali ka kapacitetin e 1,056 shtretër, duke përfshirë 48 vende në terapi intensive. Për momentin ka 240 shtretër në dispozicion dhe një terapi intensive.

Do të duhen gati 700 mjekë, infermierë dhe teknikë laboratorësh për ta bërë atë të funksionojë. Spanja deri më sot ka regjistruar 1,6 milionë persona të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë mbi 45 mijë viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb