Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njoftoi se duke filluar nga data 1 korrik për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët e laboratori , imazherisë të gjithë pensionistët e shëndetësisë paga e tyre do të rritet me 6 %.

Shehu thotë se ky është ofendimi i radhës që i bëhet bluzave të bardha, duke shtuar se rroga është rritur vetëm me 3 % në nivel viti dhe inflacioni është 5,9% .

Sipas tij në këto kushte jo vetëm që nuk ka rritje page, por ka një ulje 3% në nivel të 2022 prej rritjes së inflacionit.

Statusi:

Ofendimi i radhes i personelit shendetesor- tjeter shkak per te protestuar!

Deklaron Qeveria me pompozitet suksesin e saj, i rritet 6% rroga personelit mjekesor prej muajit Korrik!

Te bejme nje llogari te thjeshte:

Prej Korrikut deri ne fund te vitit jane 6 muaj, pra 1/2 e vitit.

Kjo do te thote se rroga eshte ritur me vetem 3% ne nivel viti.

Nga ana tjeter inflacioni deri tashti eshte 5,9% dhe jo vetem qe nuk do te ulet edhe per 6 mujorin e dyte, por mund te rritet.

Sidoqofte e pranojme se do te ngelet kaq, pra 5,9% ne nivet viti.

Ndersa paga ritet me 3% ne nivel viti, gje qe indekson vetem gjysmen e inflacionit.

Pra ne fakt jo vetem nuk ka asnje ritje page, por ka ulje prej 3% ne nivel te 2022 prej ritjes se inflacionit!

Kjo eshte e verteta, qe na ben te jemi te fundit ne Rajon e Europe per pagat e personelit shendetesor.

Dhe pastaj Qeveria deklaron se nuk jane pagat qe detyrojne mjeket, infermieret, fizioterapistet, farmacistet etj te braktisin vendin.

Sot kemi arritur ne 1 mjek per 1000 banore, shifer kolapsi kjo per sistemin.

Dhe eksodi vazhdon me mijera, me shume jane largimet nga vendi se sa diplomimet e reja cdo vit, pa llogaritur daljet ne pension e humbjet e tjera.

Jam dakort qe nuk jane vetem pagat qe detyrojne mjeket te largohen.

Pervec tyre jane kushte diskretituese te punes, niveli i ulet teknologjik e shkencor i institucioneve, mundesite minimale per kualifikime e super specializime, terorizimi i tyre nga arbitrariteti i pushtetit etj.

Eshte dhe diskriminimi qe u behet cdo dite se bashku me perbuzjen ndaj tyre, te shoqeruar me “tallje” te tilla si kjo sot e pagave.

Prandaj ky personel ka shume per cfare te protestoje e kerkoje neser me 7 Korrik, se bashku me te gjithe te tjeret!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb