Të paktën 54 persona u dërguan në spital me simptoma helmimi (të përzier, të vjella, dhimbje koke), pas një incidenti të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme në ndërtesën e një kompanie të specializuar në paketimin e produkteve farmaceutike në Pensilvani, SHBA.

Alarmi ra në ndërtesën e Sharp Packaging Solutions në zonën Mackenzie të Lehigh County pas raportimeve për një “rrjedhje kimike” dhe punonjësit shfaqën simptoma të helmimit.

Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes nuk janë sqaruar. Një përfaqësues i kompanisë tha se menaxhmenti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet për të hetuar rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: