Humbja kundër Dinamo Zagreb, në sfidën e parë të Champions League, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Thomas Tuchel. Klubi i Chelsea me anë të një deklarate për mediat ka zyrtarizuar shkarkimin e teknikut gjerman:

“Pronarët e rinj pas 100 ditëve mendojnë se ka ardhur momenti për të ndryshuar trajner. Klubi dëshiron të falënderojë Tuchel dhe stafin e tij për punën e bërë. Tuchel është pjesë e historisë së klubit me trofetë e fituar, Champions League, Supekupë dhe Botërorin për klube”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit londinez.

Tuchell
Tuchell

Në fakt, jo vetëm humbja e pësuar në Champions, Chelsea nuk po kalonte një moment të mirë as në Premier League, 10 pikë në 6 javë, vendi i 6-të në tabelën e klasifikimit. Pronarët e rinj nuk u kursyen aspak në këtë merkato vere duke qenë klubi Evropian që ka shpenzuar më shumë, mbi 250 milionë euro blerje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: