Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca përshëndeti sot finalizimin e operacionit të Policisë së Shtetit “Rruga e gabuar” që vuri në pranga dhjetëra persona, të cilët trafikonin njerëz drejt vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Ambasadori Soreca përmes një postimi në Twitter tha se ai ishte një: “Operacion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kundër trafikimit të njerëzve drejt vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë”.

Sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar mbetet përparësi për Bashkimin Europian dhe Shqipërinë, ndërsa inkurajoi organet e drejtësisë të b♪7jnë punën e tyre në k♪7t♪7 drejtim.

“Tani është radha e ndjekjes penale dhe përballjes me drejtësinë”, theksoi ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Soreca
Soreca

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan dje operacionin e koduar “Rruga e gabuar”, duke vendosur në pranga 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb