Kryedemokrati Lulzim Basha  i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 është shprehur se sfida më e madhe e PD-së është kthimi i besimit tek ata njerëz që nuk vare nga pushteti. Sipas Bashës PD ka një ekip të ri, por është një ndër më përfaqësuesit.

“Ky është vendimi i Kuvendit Kombëtar për të krijuar hapsirën statutore brenda PD-së që njerëz të paanëtarsuar në PD por që bashkëndajnë vlerat e përbashkëta të kenë mundësi të influencojnë në vendimet që do të merren.Ekipi tani ka dritëhijet e veta pas 9 shtatorit është ndër më përfaqësuesit. Sot kemi një grup njerëzish, elita, shtresa e mesme që nuk varen nga pushteti dhe rikthimi i besimit tek ta se PD është një anije shprese për të sjellë ndryshimin. Ky është qëllimi dhe sfida më e madhe që kemi ne”- shpreh Basha.

Ndërkohë më tej ai komentoi edhe  protestën e sotme dhe situatën me ish-kryeministrin Berisha ku u shpreh se krijimi i një realiteti paralel për t’u përplasur me demokratët është faji më i rëndë i tij. Sipas Bashës rruga politike e Berishës ka mbaruar me 19 maj.

“PD dhe demokratët janë gati t’i përgjigjen ccdo situate. E mira e demokratëve është të mos thyhet asnjë xham, sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti. Jemi në një tollovi të krijuar nga Berisha që zgjodhi të krijojë një realitet paralel pasi u shpall non grata. E vertëta nuk është ajo që thotë Berisha. Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i tij. Edhe më i rëndë është faji pasi nuk mbajti fjalën se nuk do ta përfshinte PD-në dhe demokratët në ccështjen e tij. Rruga e tij politike ka mbaruar me 19 maj. Do të kishte qenë në nderin e tij, nuk do kishte qenë jashtë diapazonit nëse do ishte ndalur dhe ta bënte realitet fjalën. Nga ana tjetër, ka në PD një lidership të ri por të maturuar, pjesë e tij jam dhe unë, është vendosshmëria e ekipit tim për të mos rënë pre e provokimeve”- tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: