Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar kontrollet për të parandaluar shkeljet e ndryshme të kodit Rrugor dhe aksidentet.

Uniformat blu bëjnë me dije se 29 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe proceduar penalisht.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar në 135 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. Janë ndëshkuar me masë administrative 391 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

238 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2470 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë pezulluar 62 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.  Janë vendosur 147 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb