TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka folur gjatë për gratë sot në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një Konventën e grave për shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësimit, Ruçi tha se PS përmbushi premtimin për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje. Ai tha se edhe në zgjedhjen e delegatëve, gratë kanë fituar në përballje më të shumta kundrejt burrave.

Duke folur për zonën e tij në Fier, ku është zgjedhur deputet, Cakranin tha se mes kandidateve shoqe dhe burra i kishte marrë votat një shoqe dhe se 50% e delegateve janë shoqe. Ai kërkoi që edhe në organizatat socialiste 50% të jenë gra.

“Gjatë kësaj periudhe janë pranuar 30 mijë anëtarë të rinj. Gratë dhe vajzat shqiptare duhet të arrijnë 50% tek organizatat e partisë socialiste”, tha Ruçi.

Ai më pas ka treguar një episod nga e kaluara, në kohën që ishte ministër i brendshëm për 3 muaj.

“Para 25 viteve, në ’91-shin unë isha ministër i brendshëm për 3 muaj. Situata ishte kritike. Atëherë erdhi një partner nga Gjermania dhe më tha si do ta përballosh? Unë i flisja për masat policeske. Ai më tha zotëri ke vetëm një shpresë: Duhet të dalësh në TV dhe t’u drejtohesh grave. Mendova ‘ç’është ky i marrë, unë jam ministër i brendshëm’. I thashë si të dal. Ai më tha se ‘si janë gjakrat e ndezura vetëm gratë mund të shpëtojnë këtë vend dhe ty. Vetëm gruaja mund të ulë gjakrat e këtij populli dhe vendi dhe të kapërcejë këtë moment’. Sepse ato kanë një burrë, një vëlla, një djalë, një shok që e kanë atje jashtë. Dhe falë grave Shqipëria nuk kaloi në luftë civile as në ‘97 e as në ‘91. Faleminderit për çka keni bërë për këtë vend dhe për këtë popull”, tha Ruçi.

NIKOLLA: PS NXIT PËRFAQËSIMIN E GRAVE NË POLITIKË
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se 8 Marsi është një ditë reflektimi për rolin e gruas. “Të gjithë biem dakord se PS është e para në shoqëri sa i përket fuqizimit të gruas”.

Nikolla vlerësoi PS-në si forca që nxit përfaqësimin e grave në politikë, ndërsa shtoi se: “Ia vlen të investosh votën tek një grua. Jemi kabinet dhe skuadër që bashkëpunojmë me kolegët tanë burra në qeveri e parti për të realizuar gjithçka që premtuam para shqiptarëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: