Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përshëndetur 130- vjetorin e krijimit të Unionit Ndërparlamentar, pjesë e të cilët është dhe vetë Parlamenti shqiptari.

Ruçi shprehet me anë të një mesazhi si bashkimi që ka sjellë ky Union është kontribut thelbësor për zhvillimin e valës së demokratizimit.

Më tej ai thotë se parlamentet në gjithë globin kanë shërbyer dhe shërbejnë si punishte e shtylla të demokracisë dhe nxitëse të drejtësisë sociale.

 

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet 130 vjetorin e themelimit të Unionit Ndërparlamentar: Parlamentet, punishte e shtylla të demokracisë

 

Sot, më 30 qershor, Unioni Ndërparlamentar kremton 130 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, i cili përkon me Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njëkohësisht Kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar, i ështe drejtuar kësaj organizate me një mesazh përshëndetës.

 

“Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit në 130 vjetorin e Unionit Ndërparlamentar  është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë dhe paqen në botë.

Trembëdhjetë dekadat e këtij bashkimi të gjerë, më e madhja organizatë ndërparlamentare në botë, janë një kontribut thelbësor për zhvillimin dhe nxitjen e valëve të demokratizimit në të gjithë globin. Unioni Ndërparlamentar  është një faktor i fuqishëm i globalizimit dhe solidaritetit midis kombeve. Parlamentet kanë shërbyer e shërbejnë si punishte e shtylla të demokracisë si edhe nxitës të drejtësisë sociale. Kuvendi i Shqipërisë është një anëtar aktiv i Unionit Ndërparlamentar, në shërbim të bashkëpunimit parlamentar, mirëkuptimit, harmonisë, sigurisë dhe paqes midis popujve.”, shkruan në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb