Kryeparlamentari i Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi, Aleksa Beçiç për detyrën e rëndësishme.

Ruçi thekson se Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner teksa shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy kuvendeve do të vijë duke u fuqizuar.

Madje Ruçi e fton Beçiçin për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtashme

 

URIMI I GRAMOZ RUÇIT

Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar.

Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar  dhe kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb