Daniele Rugani nuk pret të reja nga merkato dhe në të tilla kushte, ka nisur menjëherë pushimet. Mbrojtësi i Juventusit ka zgjedhur këtë qershor si destinacionin e preferuar Mykonosin, siç duket në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga partnerja Michela Persico.

Marrëdhëniet e tij me lojtarët e tjerë bardhezi janë tejet të mira, por raportet me portierin e torinezëve, Carlo Pinsoglio mbeten ato të një shoqërie të ngushtë. Kështu, në pushime me çiftin e njohur është edhe Pinsoglio, së bashku me bashkëshorten, Giulia Ortaggi.

 

 

Ytt

 

Det, relaks, argëtim dhe momente të paharrueshme përshkruajnë më së miri këto ditë të para të pushimeve të tyre. Sa javë do zgjasin ato? Kushedi…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb