Guvernatori i rajonit të Kievit ka thënë se forcat ruse kanë hyrë në qytetin e Sllavutiçit dhe kanë zaptuar një spital atje.

Sllavutiçi, qyteti ku strehohen punëtorët e termocentralit bërthamor të Çernobilit, ndodhet në veri të Kievit dhe në perëndim të Hernihivit, jashtë zonës së përjashtimit që u krijua rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit pas fatkeqësisë së vitit 1986.

Guvernatori tha se banorët e Sllavutiçit dolën në rrugë me flamuj ukrainas për të protestuar kundër pushtimit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: