Ukraina deklaron se forcat e saj po kalojnë në ofensivë, ndërsa thotë se aksioni i ushtrisë ruse ka ngecur në vend. Taras Ishchyk, një pjesëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të ushtrisë ukrainase, ndodhet në qytetin e Lviv. Ai i thotë për BBC se forcat e armatosura mund të mposhtin rusët sepse ukrainasit besojnë te ajo për të cilën po luftojnë.

“Të gjithë ushtarët tanë janë plot inat sepse rusët nuk kanë rregull moral. Ata vrasin… civilë, fëmijë, pleq”, tha ai.

Ai i cilëson veprimet e Rusisë në këtë pushtim si “të neveritshme”.

“Ne jemi shumë të motivuar për ta përfunduar dhe për ta fituar këtë luftë”, thotë Taras Ishchyk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: