Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në periferi të Kievit. Kjo është konfirmuar nga autoritetet vendase që thonë se pavarësisht deklaratave të Rusisë se do të tërhiqeshin, luftimet janë duke vijuar ende.

Një ekip i CNN që mblidhte lajme pranë periferisë së Irpin dëgjoi granatime të vazhdueshme hyrëse dhe dalëse.

Sisteme të shumta të lëshimit të raketave u dëgjuan gjithashtu me ndërprerje pranë pikës së fundit të kontrollit midis Kievit dhe Irpin, siç u dëgjuan sporadike të shtëna me armë të vogla.

Kujtojmë që një ditë më parë, në Stamboll, delegacioni ukrainas pranoi të shpallte neutralitetin, ndërsa shtuan se kërkojnë që siguria e tyre të garantohet nga liderët perëndimorë. Ndërkaq, Rusia ka thënë se do të ulë aktivitetin e saj ushtarak në Kiev
dhe një tjetër qytet të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb