Ka pasur sërish sulme me raketa në qytetin port Të Ukrainës, Odesa. BBC shkruan se si pasojë e sulmeve ka pasur raportime për vdekje dhe të plagosur, edhe nga radhët e civilëve, por duke mos treguar saktësisht se për çfarë numri bëhet fjalë. Lajmi ka marrë konfirmime edhe nga guvernatori lokal, Maksym Marchenko.

Vlen të theksohet se si pasojë e sulmit është dëmtuar një ndërtesë fetare. Sakaq, rusët prej javësh mbajnë të rrethuar një tjetër qytet port, Mariupolin.

Atje po hasin rezistencë nga forcat ukrainase të stacionuara brenda fabrikës së çelikut. Sistematikisht rusët kanë bërë thirrje që ata të dorëzohen, por ushtarët vendas kanë refuzuar duke thënë se do të luftojnë deri në fund për qytetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: