Qeveria ukrainase dhe separatistët pro rusë që luftojnë në Ukrainën Lindore kanë përfunduar një shkëmbim të burgosurish, sipas raporteve të medieve lokale nga Rusia dhe Ukraina.

Stacionet televizive në të dy vendet treguan automjete që shkonin në drejtim të një pike kontrolli afër bastionit rebel të Horlivkas.

Shkëmbimi vjen pas një samiti ndërkombëtar në Paris tre javë më parë, që kërkoi t’i jepte fund konfliktit të gjatë në rajon.

Shkëmbimi i të burgosurve deri në fund të vitit ishte një rezultat i samitit, që mblodhi udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë.

Një zëdhënës i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi në Twitter se ishin siguruar 76 të burgosur.

Sipas raporteve të medieve ata do të dërgohen në Kiev.

Në një shkëmbim të zhvilluar në muajin shtator, 35 të burgosur u shkëmbyen nga të dyja palët.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb