Moska akuzoi sot shërbimin e videos Youtube, në pronësi të gjigantit amerikan Google, se ka bllokuar llogarinë e kanalit të dhomës së ulët të parlamentit rus, “Duma-TV” dhe premtoi hakmarrje.

Presidenti i Dumës, Vyacheslav Volodin, tha se Uashingtoni po shkelte “të drejtat e rusëve”, ndërsa zëdhënësja diplomatike ruse Maria Zakharova tha se Youtube “e kishte nënshkruar dënimin e tij”.

Llogaria në fakt nuk është më e aksesueshme në platformë që nga mëngjesi i sotëm

Rregullatori rus i medias, Roskomnadzor i ka kërkuar nga Google që të zhbllokojë llogarinë në YouTube të kanalit të dhomës së ulët të Parlamentit të Moskës, Duma-TV, dhe të shpjegojë arsyet e vendimit të tij për ta bllokuar atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb