Ushtria ruse tha në një konferencë të premten se 1,351 personel ushtarak ishin vrarë në Ukrainë dhe 3,825 ishin plagosur, në përditësimin e parë të madh të viktimave që nga 2 marsi.

Vlerësimet e SHBA-së, Ukrainës dhe NATO-s i bëjnë vlerësimet e humbjeve të trupave ruse shumë më të larta. Dy zyrtarë të lartë ushtarakë të NATO-s vlerësuan të mërkurën se numri i ushtarëve rusë të vrarë në aksion në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000. Zyrtarë të tjerë amerikanë i kanë vendosur humbjet ruse në një interval të ngjashëm – midis 7,000 dhe 14,000 ushtarë rusë të vrarë – por ata kanë shprehur “besim të ulët” në këto vlerësime.

“Për fat të keq, gjatë operacionit special ushtarak, ka pasur humbje midis shokëve tanë,” tha Zëvendës Shefi i Parë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, gjeneral kolonel Sergei Rudskoy, duke përdorur eufemizmin zyrtar që i referohet luftës në Ukrainë.

“Deri më sot kanë vdekur 1351 ushtarakë, janë plagosur 3825. Shteti do të marrë përgjegjësinë për të mbështetur familjet, për të rritur fëmijët për të marrë arsimin e lartë, për shlyerjen e plotë të kredive dhe zgjidhjen e çështjes së strehimit.”

Rudskoy shtoi se ushtria kishte marrë një “numër të madh aplikimesh nga qytetarët rusë” me shpresën për t’u regjistruar dhe luftuar në Ukrainë.
Njoftimi i së premtes ishte përditësimi i parë i madh i viktimave nga ushtria ruse që nga 2 marsi, kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi 498 personel ushtarak rus të vrarë në Ukrainë dhe 1,597 të plagosur.

Në të njëjtën konferencë, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se “Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të vazhdojnë të kryejnë operacionin ushtarak special derisa të përfundojnë të gjitha detyrat e caktuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb